De Maiziere: Shqiptarët jo azil në Gjermani, por mund të vijnë për të punuar me kontratë

Postuar në 29 Gusht, 2015 08:49

Thomas de Maiziere ministri i Brendshëm gjerman i kushtonte një pjesë të intervistës së dhënë për “Euronews” edhe azilkërkuesve shqiptarë, duke deklaruar se ata nuk kanë asnjë arsye për të kërkuar azil, por mund të shkojnë në Gjermani për të punuar. “Nëse një vend ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Europian ose vetëm është anëtar i NATO-s, nëse është vend ku respektohet demokracia, atëherë nuk ka asnjë arsye që shtetasit e këtyre vendeve të kërkojnë azil në Europë. Kjo është e papranueshme, në të vërtetë kjo është e dënueshme”, u shpreh ai për “Euronews”.

E pyetur nga gazetarja nëse është duke e përfshirë edhe Kosovën këtu, De Maiziere është përgjigjur pozitivisht. “Po, Kosovën dhe Shqipërinë gjithashtu. Qeveritë e këtyre vendeve po na kërkojnë që të bëjmë gjithçka që të rinjtë të mos largohen nga vendi në këtë mënyrë. Ne ju themi që të mos vijnë këtu dhe të kërkojnë azil, sepse kjo nuk është për ju, por ju mund të vini këtu për të punuar, mund të vini si emigrantë”, vazhdoi ministri gjerman.

Thomas de Maiziere e ka sqaruar edhe më tej situatën, kur bëhet fjalë për të punuar në Gjermani, duke thënë se një person fillimisht duhet të ketë një kontratë me një kompani. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.