Edi Rama pezulloi pjesëmarrjen e mediave në Samitin e Vjenës?

Postuar në 27 Gusht, 2015 22:43

Samiti i Vjenës u mbyll dhe me nga sa po raportohet Shqipëria nuk është se ka përfituar ndonjë gjë. Këtu nuk është fjala për ta parë ndihmën si një thes me para, por për të kuptuar se çfarë konkretisht do të financohet për projektet shqiptare. Ministri i Ekonomisë, Ahmetaj, foli për propozimin e Korridorit të Kaltër, por asgjë më tej. Po kështu,mreferohen burime për një lloj përplasjeje mes kryeministrit shqiptar she Johanes Hahn, teksa ky i fundit ka deklaruar se “BE-ja nuk duhet parë si bankomat”. Të gjitha këto hamendësimve bëhen sa kohë që mediat shqiptare nuk kanë qenë prezente në samit. Ish-kryeministri Berisha, shkruan sot se mungesa e tyre ka qenë e organizuar. “Ne Samit, perveç disa shpotive ndaj ekspozes se tij iluzive dhe kercenuese, nuk ja vari njeri. Per Ramen ne kete Samit tingellonin aktuale vargjet e Pashko Vasos "te shkone bota sypri e me kamë te shklet, nje fjale te mire kerkush nuk ta flet". Por Rama kishte bere nje gje shume te mire, kishte degjuar Fugen dhe kishte anulluar marrjen e mediave te tij ne Vjene, nderkohe kishte porositur Mr. Klliren dhe çunat e Hakmarrjes ta qetesonin dhe ngushellonin pak ne gazetat e tyre duke e mbrojtur nga sulmet e Berishes”, shkruan Berisha. Ka një diçka të vërtetë në këto që thotë Berisha, ose që çojnë në dyshime. Nëse është vërtet kështu, dhe ka shumë gjasa që kjo e Berishës të mos jetë e gënjeshtërt, atëherë këtu provohet një shenjë e keqe për zotin kryeministër: nervozizmi i tij dhe bezdia nga çdo pyetje apo prani e “pakontrollueshme”. Nuk kanë munguar së fundmi edhe fshirje komentesh në statuset e tij në Facebook, diçka natyrisht në tagrin e tij, por që flet shumë. Përsërisim, këtu po marrim një deklaratë të z. Berisha që korrespondon me disa veprime që lënë për të dyshuar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.