Brunilda e Bashkisë bën pak edukatë morale...Por jo për "sirenat" e plazheve

Postuar në 28 Gusht, 2015 18:50

Thotë në një intervistë te “Tema TV” nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Brunilda Paskali: “Më falni se më duhet të flas për dicka që nuk është shumë etike. Por nëse një qytetar shkon në mes të Tiranës, dhe zhvishet në një fare mënyre. Nxjerr përballë qytetarëve të tjerë disa pjesë tonat anatomike që nuk duhet të dalin, atëherë kur këta qytetar nuk e kanë atë sens apo ndjenjë turpi, nuk duhet ta kenë as faktin që dalin në gjobat e bashkisë apo në rrjet e tjera sociale. Reagimi i qytetarëve në të gjitha aksionet që ka bërë bashkia është vërtet i madh, dhe kjo për ne është një mbështeje, sepse ka ardhur momenti që ne të gjithë të zbatojmë ligjin. Duhet të ndërgjegjësohen të gjithë të tjerët, që nëse do të bëjnë një veprim të turpshëm do kenë pasoja. Qytetarët duhet të kuptojnë që duhet të ruajnë privatësinë e tyre në cdo situatë dhe nuk mund të pretendojnë që ta ruajnë këtë privatësi kur kanë bërë një shkelje të ligjeve të vendit”. Po fotot topless që çanë median këtë vit i ka parë nënkryetarja? Do thotë dikush: po plazh është, njeriu zhvishet, është e pranueshme. Ashtu vërtet, po aty njerëzit shkojnë edhe me fëmijë, shkojnë që të mos bezdisen nga zdërhallja sfiduese e dikujt që rastis ta kesh ngjitur. Ndaj edhe dynjaja ka bërë mjedise të posaçme. Ah, po. Harrova. Pjesët e femres janë fine, të mashkullit jo. E pranojmë edhe këtë. Në rastin e parë kemi të bëjmë me "sirena", kurse në rastin e dytë me votues pasivë, nga ata që nuk e shkundin votën. Hajde t’u hedhim një batanije statujave. Je dakord ti Brunilda?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.