Agjencitë ankohen se nuk ka blerje të pasurisë të patundshme nga të huajt: Shqipëria nuk tërheq, kërkohet Greqia

Postuar në 28 Gusht, 2015 08:31

“Monitor” shkruan se  marketimi nga media të njohura jashtë për bukuritë natyrore të Shqipërisë, në përpjekje për të nxitur vizitues në vend, ka pasur efektin e saj në rritjen e turistëve, sidomos atyre nga vendet skandinave në Shqipëri, mirëpo blerjet e patundshmërive duket se janë në një fazë “ngrirjeje”. Të huajt që jetojnë në Shqipëri, sipas agjencive të pasurive të patundshme kanë reshtur së bleri prona. Ata janë më të tërhequr në gjetjen e një ambienti për të jetuar me qira, për ata që kanë aktivitet punësimi në vendin tonë.

Stela Dhami nga “Colliers International” tregon për “Monitor” se ne mbetemi një rast interesant për të tërhequr blerës nga rajoni si edhe nga vendet skandinave të cilat kanë disa vite që kanë filluar të frekuentojnë bregun jonian, por që blerje nuk ka.

Xheni Jahja nga “Tirana Real Estate” thotë se kjo verë nuk ka pasur asnjë finalizim blerjeje nga të huajt, tregues ky më i theksuar se vite më parë. Nga agjencia “Albania Estate” janë afishuar mbi 290 prona për shitje, të cilat qendrojnë ende të reklamuara në portalin e tyre, një pjesë e mirë e të cilave janë në bregdet.

Ndërsa në agjencitë e patundshmërisë ekspertët tregojnë se Greqia është më e kërkuar nga të huajt, duke pasur para sysh edhe uljen drastike të çmimeve të blerjeve, për shkak të krizës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.