Parisi i angazhuar plotësisht me Athinën. Tsipras është trim, kurse Vaoufakis “desh shkatërroi Greqinë”

Postuar në 27 Gusht, 2015 11:42

Afrimi i zgjedhjeve të reja në Greqi po zbulon se një aktor kryesor propagandues e ndikues në to është Bashkimi Europian dhe dy vendet kryesore: Gjermania dhe Franca. Të dyja këto vende duket se ndjekim qëllime të ndryshme ndaj Greqisë, për të cilën Berlini mendon edhe një nxjerrje jashtë Eurozonës. Kështu pak ditë pari ish-ministri i Financave Yannis Varoufakis, publikoi dy dokumentet me të cilat Greqia ishte ulur në negociata me Trojkën, që mohoheshin nga kjo e fundit, dhe pasi shtoi me një intervistë të vetën se në BE po luhet një lojë përballjeje mes Gjermanisë dhe Francës, mediat raportojnë një anagazjim të madh pro-Tsiprasit. “Greqia ishte me fat që pati mbështetjen e Francës në samitin e 19 vendeve të BE-së në Bruksel. Varoufakis për pak e çoi vendim drejt shkatërrimit’”, tha ministri i Financave i Francës, Michel Sapin në një intervistë për radio RTL. Sondazhet tregojnë ende një shkëputje të Syrizas dhe BE-ja do në Greqi Tsiprasin që dëshmoi se merr kthesa të forta. Madje presidenti Francois Holande shkon edhe më tej kur gati me një ndjesi prej Bajroni e quan Tsiprasin “trim”( http://en.protothema.gr/french-prez-hollande-tsipras-brave-to-açept-3rd-rescue-plan/). Holande foli për këtë çështje në një takim me diplomatë dhe siç raporton “Protothema” ai ka shtuar se “është në dorën e Gjermanisë dhe të Francës që të kryejnë reformat në Eurozonë”. Këto vlerësime për Alexis Tsipras vijnë ndërkohë që brenda vendit ai akuzohet për tradhëti. Do të ishte dramatike nëse në zgjedhje do të fitonte dikush që i thotë jo planit. E me sa po thonë shenjat, Franca e sheh veten shumë të dobët pa funksionimin e një ombrelle si BE. Pa folur këtu për asetet greke që pritet të jepen me konçesion e që deri më tani ka përfituar vetëm Gjermania.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.