Kisha e Shën Thanasit në Dhërmi rrafshohet në 2 të natës, reagon zëdhënësi Dhima: Akt vandal

Postuar në 26 Gusht, 2015 09:38

Kisha e Shën Thanasit është rrafshuar mbrëmë rreth orës 2 të natës. “Balkanweb” raporton se pas shumë debatesh dhe përplasjes mes shtetit dhe komunitetit ortodoks në Dhërmi, forcat e INUV kanë punuar gjatë natës për të prishur kishën. Ndërsa gjatë ditës së djeshme banorët u mblodhën para saj për të mos i lejuar inspektorët ndërtimorë të ndërhynin. Por pavarësisht kësaj, vendimi ishte marrë dhe mëngjesin e sotëm figuronin vetëm mbetjet e betonit. Sipas zëdhënësit të Kishës Ortodokse, Thoma Dhima prishja është bërë gjatë natës për të shmangur përplasjet. Ai e quan akt vandal të shtetit. “Akti vandal i shtetit kundër Komunitetit Ortodoks. Duket qartë gënjeshtra se kishte mure të vjetra të kishës së parë. Shembën gjithçka! Tani e kanë radhën eshtrat e familjeve ortodokse të fshatit që të përdhosen, se gjoja do gjejnë eshtrat e një katoliku italian që kishte ardhur t’u kthente besën. TURP!”, shkruan Dhima në faqen e tij në facebook ku ka postuar edhe disa foto nga kisha e rrafshuar. Çështja e kishës së Dhërmiut, ishte në qendër edhe të një takimi që Kryepeshkopi Anastas Janullatos zhvilloi dje me ish­kryeministrin e Greqisë, Aleksis Tsipras.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.