Ja pse kafeja na çon në banjë çdo 4 minuta

Postuar në 26 Gusht, 2015 10:26

“America Chemical Society” shpjegon përse një nga pijet më të konsumuara në botë na çon në tualet menjëherë pasi e kemi pirë. 

Ndërsa mbajmë në duar filxhanin e kafesë, e shijojmë atë me fragmente të ndryshme të kohës së qëndrimit në bar, papritmas na shfaqet dhe ndjesia e të shkuarit në tualet, një sinjal i menjëhershëm dhe  aspak rezistues. Por nga se varet ky efekt laksativ? Sipas studiuesve, raporti qëndron 3 amerikanë në 10. Por në këto tre raste, fenomeni regjistrohet çdo 4 minuta. Ka dhe nga ata që janë mësuar të pinë kafe rregullisht dhe të mos e ndjejnë nevojën e të shkuarit në banjë. Këto tipa, të paktë, sipas kërkuesve kanë zhvilluar një lloj tolerance.

Por çfarë ndodh nëse pimë lëngje me përmbajtje kafeine? Pas një gote Coca Cola studimi ka provuar që efekti i përgjithshëm nuk verifikohet, por edhe duke pirë vetëm një kafe decaffeinato, nevoja për të shkuar në tualet bëhet e parezistueshme. Ka një shpjegim: kafeina stimulon aktivitetin në paretet e zorrës së trashë. Për këtë arsye trupi ynë regjistron një nevojë urgjente për të shtyrë jashtë çdo mbetje që ndodhet në organet e brendshme.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.