Ujkut mëlçitë në qafë. OSHEE Durrës i jep tender inxhinierit të vet

Postuar në 25 Gusht, 2015 17:05

OSHEE Durrës i jep një tender 300 mijë USD kompanisë private të kryeinxhinierit të vet Plator Mehmeti. Syri.net zbardhi sot një kontratë prokurimi, që ngre dyshime të forta për korrupsion. Bëhet fjalë për një prokurim me negocim të drejtpërdrejtë, pa tender dhe pa shpallje paraprake të kontratës, përmes të cilit OSHEE e Durrësit ka blerë 33.6 milionë lekë ose mbi 300 mijë dollarë materiale elektrike. Kompania që ka fituar kontratën është REAR sh.p.k, e cila zotërohet nga Plator Mehmeti, me detyrë kryeinxhinier në degën e OSHEE në Durrës dhe i denoncuar publikisht nga opozita si një zyrtar i dënuar nga gjykata.

Nga dokumentat e regjistrimit në QKR, figuron se deri në tetor të vitit 2013, kur maxhoranca e majtë sapo kishte ardhur në pushtet, Plator Mehmeti ka qenë administratori përgjithshëm i REAR sh.p.k. Saktësisht në datën 28 tetor Mehmeti ka dhënë dorëheqjen nga posti i administratorit duke emëruar në të, një tjetër person të quajtur Ilir Tabaku. Paralelisht siç tregojnë dokumentet, Plator Mehmeti ka shitur edhe aksionet tek babai i tij, Qani Mehmeti. Të gjitha këto lëvizje ishin të lidhura me faktin se vetëm dy javë më vonë, Plator Mehmeti do të emërohej me detyrë kryeinxhinier i OSHEE në Durrës.

 Për një rezyme të shkurtër: Tenderat e energjisë i marrin inxhinierët e energjisë, bilancet tatimore i bëjnë tatimorët... ndërsa e vetmja gjë e hajrit që bën qeveria jonë, është t’i kërkojë Gjermanisë të mos punësojë azilkërkuesit shqiptarë, se mësohen keq... duke punuar.  

a.j

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.