Shikoni se për sa kohë dekompozohen mbetjet e çdo familjeje apo biznesi!

Postuar në 25 Gusht, 2015 18:14

Mbetjet urbane kanë një ndikim të madh në mjedis. Me rritjen e lëvizjes migratore drejt qyteteve ky problem është rënduar. Ka disa të dhëna konkrete për këtë: “Shqipëria nuk ka një sistem të ndarjes së mbetjeve, të gjithë mbetjet urbane përfundojnë në vendet e grumbullimit, të cilat së fundmi janë të rikonstruktuara dhe/ose në vende të caktuara por që nuk përmbushin standardet mjedisore. Sipas raportit realizuar në Shtator-Dhjetor 2009 nga projekti për Strategjinë Kombëtare për Përafrimin e Legjislacionit Mjedisor, Shqipëria prodhon 825,000 ton mbetje urbane në vit ose 260 kg për person në vit, e barabartë me 0,7 kg për person në ditë. Është parashikuar se Shqipëria do të prodhojë rreth 500 kg për person mbetje urbane në vitin 2020, e cila me tendencat aktuale për rritjen e popullsisë do të rezultojë në prodhimin e rreth 1.9 milion ton mbetje urbane, më shumë se dyfishi i totalit që prodhohet aktualisht”, raporton “Agroweb”. Po të shikohet infografiku që po botojmë, mund të kuptohet më mirë pasoja që i sjell mjedisit menaxhimi i keq i mbetjeve urbane.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.