Shënim: Eksodi shqiptar qenka një çështje thjesht policore. E megjithatë nuk ekziston?!

Postuar në 25 Gusht, 2015 14:51

Për qeverinë shqiptare, eksodi i njerëzve të këtij vendi drejt Gjermanisë dhe vendeve me mundësi punësimi, është një temë krejtësisht policore dhe prandaj ka nxjerrë sot ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Ai deklaroi në një konferencë për shtyp se nuk ka një eksod të shqiptarëve drejt Gjermanisë, të paktën jo në shifrat që pretendohet. Tahiri tha se rritja e djaleve në kufi është shtuar me vetëm 0,6 përqind.

Tahiri ishte në një linjë me deklaratën e kryeministrit Rama duke thënë se emigrantët shqiptarë që po kërkojnë azil në Gjermani kanë shkuar nga vendet e Bashkimit Europian.

Por edhe pse paskan qenë shqiptarë Greqie, Ministri i Brendshëm deklaroi gjithashtu shqiptarët “e brendshëm” nuk duhet të nisen në kërkim të një aventure që mund t’u kushtojë shumë atyre si dhe shtetit gjerman. Tahiri tha se Shqipëria konsiderohet një vend i sigurt origjine dhe si i tillë shtetasit e saj nuk mund të përfitojnë azil në shtetin gjerman. Ai shtoi se po ndërmerret një plan i posaçëm masash në kufi të kontrolluar largimin drejt Gjermanisë. Tahiri tha se opozita duhet të bashkëpunojë me qeverinë për të ndaluar këtë fenomen dhe politikëbërja duhet bërë në interes të qytetarëve. Po ndonjë plan të posaçëm masash për të rregulluar ekonominë shqiptare kur do të ketë?

a.j

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.