Marrëveshjet e komunikacionit me Serbinë, Thaçi: “Eshtë njohje reale e Kosovës”

Postuar në 25 Gusht, 2015 21:04

Serbia ka pranuar të nënshkruajë marrëveshjet e telekomunikacionit me Kosovën, çka për Hashim Thaçin, nënkupton që “shteti ynë trajtohet si Republika e Kosovës”.

Ministri i Punëve të Jashtme në një lidhje direkte për Klan Kosovën, ka deklaruar se marrëveshja e arritur mes Serbisë dhe Kosovës ishte problematike dhe është kundërshtuar nga pala serbe gjatë tërë ditës. “Serbia ka nënshkruar pas presionit të  Bashkësisë Ndërkombëtare përndryshe kemi qenë peng i refuzimit të tyre. Pala kosovare ka qëndruar prapa asaj që është zotuar, të arrijë marrëveshje sipas dokumenteve të Kosovës. Na  mbetet të punojmë në mënyrë që të kryhen të gjithë proceset në të ardhmen”.

Thaçi gjithashtu ka konfirmuar se do të bëhet largimi i “Parkut të Paqes”, ndryshe barrikada mbi urën e Mitrovicës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.