ISIS ka hedhur në erë tempullin e Baalshaminit në Palmira, raporton BBC

Postuar në 24 Gusht, 2015 00:13

BBC citon burime nga zyrtarë sirianë dhe aktivistë, se militantët islamikë të ISIS kanë hedhur në erë tempullin e lashtë të Baalshaminit në Palmira. Kreu sirian i antikiteteve citohet të ketë thënë se tempulli është hedhur në erë këtë të dielë. Por Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër ka raportuar se ngjarja ka ndodhur një muaj më parë. ISIS mori kontrollin e Palmirës majin e kaluar, duke shkaktuar frikën e madhe se kjo trashëgimi i njerëzimit do të shkatërrohej, siç ka ndodhur me site të tjera antike në Irak.

“ISIS vendosi një sasi të madhe eksplozivi në tempullin e Ballashaminit dhe e hodhi në erë. Dëmet janë shumë të mëdha”, i tha AFP-së Maamun Abdulkarim, shefi sirian i arkeologjisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.