Malaj kritikon qeverinë: Aksioni kundër informalitetit si aksionet me goditje të përqëndruar

Postuar në 23 Gusht, 2015 08:45

Arben Malajt në një intervistës “Ora News” ka qënë tepër kritik ndaj qeverisë jo vetëm për mosrealizimin e të ardhurave por dhe për aksionin kundër informalitetit duke e quajtur një aksion penalizues. “Ka opsione alternative jo vetëm në Shqipëri, se si ne mund të arrijmë një rezultat të qëndrueshëm e pozitiv, në rast të kundërt, aksionet do përfundojnë si aksionet me goditje të përqëndruar. Në kohë krize nuk u jepet prioritet penaliteteve por lehtësirave” shprehet ish-ministri i Financave.  Pyetur për informalitetin që rzulton të jetë 50 %, Malaj tha: “Nëse unë do të isha investitor, shqiptar apo i huaj, dhe të dëgjoja kryeministrin e ministrin e Financave të vendit tim që thotë që në Shqipëri ka informalitet 50%, nuk ka pse të investojë”  Më pas Malaj thotë: “Mendoj se nuk ka asnjë qëndrim kundër qeverisë për ta ulur informalitetin, por patjetër që ka opsione alternative jo vetëm në Shqipëri, se si ne mund të arrijmë një rezultat të qëndrueshëm e pozitiv, në rast të kundërt, aksionet do përfundojnë si aksionet me goditje të përqëndruar”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.