Emergjenca e imigracionit? Është Gënjeshtër

Postuar në 23 Gusht, 2015 13:13

U bënë muaj tashmë që Gjermania ankohet dhe paralajmëron për emergjencën e imigracionit. Dhe ndonëse vala migratore në masë është nga zonat e luftës, Berlini zyrtar flet për rikthim të regjimit të vizave me vendet e Ballkanit Perëndimor. E pashpjegueshme është se për cilat aryse po kërcënohet të penalizohen vende që përfaqësojnë një pikë në ujë, në “oqeanin” e lëvizjeve migratore. Berlini ka folur për imigracion të organizuar, me kriterin e profesioneve, por nëse u besojmë shifrave që sillen nga Komisioni Europian, shqetësimi që po pompohet me kaq forcë është thjesht Gënjeshtër. Shikoni lajmërimin qe bën Komisioni Europian ku publikohet e dhëna se ka 1 700 000 vende pune në Europë. Thirrja: “Kërkojeni punën tuaj të ardhshme në Europë!”. E njëjta tezë merret sot nga Ruben Andersson, që në britaniken “The Guardian” flet për interesat e mëdha që fshihen pas lojës me “emergjencën imigracion”( http://www.theguardian.com/commentisfree/2015/aug/23/politics-migrants-e...). Cili është kuptimi i kësaj politike që po margjinalizon edhe njëherë ndër të tjerë, shqiptarët?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.