Drama e “protestuesve” sirianë në kufirin e Maqedonisë

Postuar në 22 Gusht, 2015 19:43

Kufiri greko-maqedonas është kthyer prej disa ditësh në një gardh policor për të penguar hyrjen në Maqedoni të refugjatëve sirianë që tentojnë të kalojnë në Europn Qëndrore përmes Maqedonisë, Serbisë, Hungarisë dhe më pas në Gjermani.

Llogariten në mbi 4 mijë persona që ndodhen në zonën asnjanëse të kufirit. Policia maqedonase ka përdorur edhe gaz lotsjellës për të penguar turmën, ndërsa ka të dhëna për ndërhyrje të dhunshme të  forcave të sigurisë. Amnesty International tha se policia maqedonaese I trajtoi emigrantët e paligjshëm si protestues.

Ministri i Jashtëm Nikola Poposki deklaroi për BBC se një shtet me 2 milionë banorë si Maqedonia nuk mund të përballojë një fluks të tillë emigrantësh që arrijnë deri në 3 mijë e 500 persona në ditë. Ai shtoi se në Maqedoni klandestinët janë trajtuar mirë dhe se atyre u është lënë afat 72 orë për të bërë kërkesë për azil, ndërsa vetëm një pjesë e vogël do të lihet të udhëtojë drejt veriut.

Sirianët nuk janë të vetmit që kërkojnë një të ardhme më të mirë në vendet e zonës Shengen. Pas tyre renditen kosovarët dhe shqiptarët për numrin e azilkërkuesve, ndonëse këta të fundit të paktën nuk kanë ndeshur me kordone policore, por kanë hasur në bllokadën politike të autoriteteve të Tiranës dhe Berlinit për të mos lënë vendin e tyre dhe të përkeqësojnë statistikat që nuk u shkojnë për shtat zyrtarëve të shtetit shqiptar që janë angazhuar të reduktojnë numrin e tyre dhe ta kthejnë Shqipërinë statistikisht në një vend që aspiron të marrë të hapë negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian.

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.