Debati: Rama thotë se janë shtuar 25 mijë kasat fiskale. Basha i kujton 160 mln dollarët që mungojnë në arkën e shtetit

Postuar në 23 Gusht, 2015 08:21

Nuk kanë përse përballen me njëri tjetrin në studio televizive, thjesht ata debatojnë në distancë. Kryeministri Rama dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha kanë debatuar për kasat fiskale dhe për 160 mln dollarët të përfolur nga opozita që i mungojnë buxhetit të shtetit.

Rama, përmes një postimi në “Facebook” thotë se gjatë qeverisjes së majtë, janë shtuar me rreth 25 mijë kasat fiskale të shpërndara nëpër biznese, krahasuar me tetorin e vitit 2013. “Shembujt dhe shifrat ndihmojnë për të kuptuar se sa shumë kemi bërë në 20 muaj në luftën kundër informalitetit, por edhe se sa e madhe është mundësia që na jep më tutje një luftë frontale, e përbashkët, e çdo qytetari që do rritje rrogash dhe e çdo biznesi që do ulje taksash, kundër atyre që vjedhin konsumatorin duke mos dhënë kuponin fiskal për atë që shesin si edhe atyre që u bëjnë konkurrencë të pandershme biznesve të rregullta duke shmangur taksat”, shkruan Rama në “Facebook”.

Imenjëhershëm ka qenë reagimi i kreut të opozitës, Lulzim Bashës, i cili ka akuzuar kryeministrin për zhdukjen e 160 mln dollarëve nga buxheti i shtetit. Basha ngre disa pyetje ndaj kryeministrit: “Kryepërgjegjësi për vjedhjen e 160 milionë dollarëve nga tatimet dhe doganat sapo deklaroi se numri i pajisjeve fiskale qenka rritur me plot 25 mijë gjatë qeverisjes së tij. Pra numri i kasave qenka rritur. Taksat u rriten. Tarifat u rriten. Akcizat u rriten. Faturat e energjisë u rriten. Çmimi i naftës në qiell. Atëherë ku janë  paratë që i mungojnë buxhetit?” 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.