Një mirënjohje e pazakontë për LSI-në dhe çiftin Meta-Kryemadhi

Postuar në 21 Gusht, 2015 20:05

Në përgjithësi deputetë të Partisë Socialiste janë treguar të rezervuar me konsideratat për Ilir Metën, nisur edhe nga rryma e intesave të pushtetit që në këtë parti lidhet drejtëpërdrejt me kryetarin Edi Rama. Nëse do t'i referohemi kohës kur Ilir Meta bashkëqeveriste me Sali Berishën, moria e epiteteve për kryetarin e LIS-së ishin zyrtarisht edhe parrulla të protestave antiqeveritare kundër “hajdutit me bllok”, siç etiketohej Ilir Meta në atë kohë nga kori i politikës socialiste. 1 Prilli i vitit 2013 i dha fund shfryrjeve ndaj Ilir Metës dhe shumica e korit u detyrua të kapërdijë pa problem atë çka volli ndaj tij. Në Shqipëri ndodh edhe kështu, mjafton të shkosh pas fillit të kryetarit dhe karriera është në ngjitje, nuk ka rëndësi morali dhe përgjegjësia ndaj publikut. Martesa politike e 2013-ës i sheshoi hakërryerjet ndaj Ilir Metës që ka treguar se është i interesuar të shohë vetëm përpara dhe të mos e bazojë marrëdhënien në konsiderata, por në përfitimet që të sjell "pazari politik" me socialistët në kor të Edi Ramës. Ndoshta për këto arsye ai ka fituar respektin e një pjese të deputetëve socialistë që tashmë kanë filluar ta shprehin hapur një gjë të tillë.
Zyra për shtyp e LSI-së i ka bërë jehonë një takimi të deputetes së Partisë Socialiste Arta Dade me të rinj të forumit të LRI-së(Lëvizjes Rinore për Integrim). Në këtë takim Arta Dade ka folur me superlativa për të rinjtë e këtij forumi dhe modelin qe ata përfaqësojnë në politikën shqiptare duke sjellë si shembull dy deputete që po e kalojnë adoleshencën më sallën e parlamentit te Shqipërisë. " jam ndjerë shumë e re mes Lëvizjes Rinore për Integrim, një organizatë kaq e fuqishme, po aq e mirëorganizuar, me kaq mendim dhe veprim, që padyshim që do të përbënte një shembull pozitiv për të gjitha forumet rinore, politike dhe jo politike...kemi sfidën para për zgjedhjet e ardhshme që Parlamenti të ketë 50% zonja të nderuara, zonjusha të jashtëzakonshme si Kejdi Mehmetaj, e cila bashkë me Silva Cakën dhe plot të rinj të tjerë që janë në Parlament, i japin dinjitet dhe i bëjnë nder atij Parlamenti dhe juve ju përfaqësojnë në mënyrën më impresionuese”-ka theksuar Dade. Më tej duke hipotekuar të ardhmen e shqiptarëve si atribut të LRI-së dhe FRESH-it për të bërë realitet endrrën e integrimit në Europë, Arta Dade jep dhe një vlerëim për për çiftin Ilir dhe Monika. “Besoj shumë që të dy forumet që përfaqësojnë alternativën social-demokratike, jam i bindur që kjo alternativë ne do të na çojë në Europë. Ju inkurajoj, ju mbështesim, padyshim ne që kemi më shumë përvojë dhe më lejoni të falënderoj Ilir Metën, kryetarin e LSI-së për kontributin që ka dhënë në vazhdimësi për të majtën, por edhe si një politikan i spikatur me vlera të veçanta. Padyshim, Monika Kryemadhin, dua ta falënderoj, dhe të gjithë bashkëudhëtimin që ne kemi bërë ndër vite të pluralizmit në 25 vjet, nuk janë pak. Monika e ka përkushtuar jo vetëm rinisë politikë, por gjithçka që ka patur dhe sigurisht meriton një respekt të jashtëzakonshëm, jo vetëm nga ju, por nga e gjithë politika”, - u shpreh Arta Dade. Një sinjal ky edhe për Edi Ramën që ndoshta mendon ndryshe për Ilir Metën, por jo për qeverisjen me të.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.