Ndryshon Kushtetuta, shkrihet Prokuroria e Krimeve të Rënda

Postuar në 22 Gusht, 2015 15:05

S’ka më dyshime që në fund të këtij viti Kushtetuta e Shqipërisë do të ketë ndryshuar. Në "Vizion Plus" kryetari i Komisionit te Posaçëm për Reformën në Drejtës,i Fatmir Xhafaj, sqaron se me fillimin e sesionit ndërhyrja ne ligjin themeltar të shtetit do te jetë parësore, pasi ekspertet po punojnë për ketë reforme prej 9 muajsh. Por sipas tij ndryshimet në kushtetute nuk do të prekin vetëm kapitujt e nenet që kanë të bëjnë me institucionet e drejtësisë por do të rregullohen edhe problematika që janë shfaqur gjatë kohëve të fundit. Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi ka miratuar deri tani 3 dokumente, analizën e situatës, strategjinë dhe planin e veprimit, ndërkohë që në shtator do të fillohet me amendimin e kushtetutës dhe ndryshimin e ligjeve apo hartimin e ligjeve te reja. Ndërhyrjet do të prekin Presidentin, KLD, Prokurorinë, Gjykatën e Lartë e atë Kushtetuese, ndërkohë që vëmendje do t’i kushtohet luftës kundër korrupsionit me një prokurori të veçantë, pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda do të shkrihet dhe me ngritjen e Byrosë së Hetimit, e cila më parë u fut tek ligji për policinë e shtetit dhe u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.