"Informaliteti nuk luftohet me aksione"

Postuar në 21 Gusht, 2015 22:27

Në ditën e fundit të pushimeve kryetari Ilir Meta në një intervistë për “Ora News” nga kampi i LRI në Jalë flet për një sezon të nxehtë politik, nisur nga vera që duket se  shkaktoi një klimë mosbesimi mes tij dhe kryeminstrit Edi Rama, që zë fill pas zgjedhjeve të 21 qershorit. Ai sugjeron që lufta ndaj informaliteti të mos marrë nuanca  arbitrariteti ndërkohë pranon se biznesi po kalon ditë të vështira. Meta ia atribuon historive rozë të verës, zërat për një hendek në komunikimin me Kryeministrin Edi Rama duke shmangur komentet e tepërta dhe duke u mjaftuar me faktin se ka plot mënyra për të komunikuar edhe pa u takuar.

Ilir Meta shprehet qartësisht kundër aksioneve duke vlerësuar se informaliteti nuk luftohet me mjete të tilla. “Lufta kundër informalitetit është një luftë që duhet të bëhet çdo ditë, nuk është një luftë që duhet bërë dhe bazuar në aksione apo në fushata”, tha ai.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.