Gjermania plaçkit Greqinë!

Postuar në 22 Gusht, 2015 06:32
Jean-Luc Mélenchon

Gjermania po plaçkit  Greqinë. Dua të flas për privatizimin e 14 aeroporteve rajonale greke. Privatizimi i tyre ishte nisur nga qeveria e mëparshme greke, e djathtë, dhe më pas lënë pezull nga qeveria Tsipras. Procesi i privatizimit u rinis pas akordit që iu imponua Greqisë. Këto 14 aeroporte prekin pikat kryesore të turizmit grek: Mykonos, Santorimi, Korfuz, Rhodes etj. Disa prej tyre janë dhe pika kyçe për lidhjen e Greqisë me ishujt e saj.

Këto aeroporte do t’i shiten një grupi gjerman! Ja ku paraqitet qartë egërsia e qeverisë Merkel kundër qeverisë greke. Sidomos po të mendojmë që këto aeroporte po shiten për një copë bukë: vetëm 1.23 miliardë euro për të 14-te, d.m.th. pak a shumë 88 milionë euro secili!!

Ky privatizim përmban diçka akoma më skandaloze. Në fakt, grupi gjerman që po realizon privatizimin nuk është një grup çfarëdo. Është një grup me aksionarët mazhoritare publike! Në fakt, grupi Fraport i përket në mazhorancë Landit të Hesse dhe qytetit të Frankfurtit. E thënë ndryshe, prona publike greke kthehet në pronë publike gjermane!

Atëherë me të drejtë mund të flasim për aneksim ekonomik ashtu si dhe kam folur në librin tim “Harenga e Bismarkut”. Kjo është në fakt metoda e shokut, të cilën e kam përshkruar  në faqen 106. Kjo metodë u inaugurua me Gjermaninë Lindore dhe më vonë u shtri në tërë Evropën.

E njëjta gjë po ndodh me të tjera firma private. Merkel dhe Schauble insistuan shumë që qeveria greke të shiste 50% e mbetur të aksioneve të saja në grupin grek OTE (telekom). Përse? Sepse aksioneri i parë privat është Deutche Telekom, operatori historik gjerman, ekuivalenti i Orange në Francë. Shkurt, Gjermania po plaçkit Greqinë.

Ish-ministri i financave greke, Varoufakis, thotë të njëjtën gjë mbi metodat e përdorura kundra Greqisë nga Evropa gjermane në çështje të privatizimeve. Ai merr krahasimin me Treuhand të cilën e kam paraqitur në librin tim. Çfarë është Treuhand? Është struktura që mori përsipër ndjekjen dhe menaxhimin e 8000 korporatave dhe 40000 bizneseve të vogla, d.m.th. rreth 80% të ekonomisë së Gjermanisë Lindore në momentin e bashkimit të dy Gjermanive. Dhe këto korporata iu ofruan kapitalistëve të Gjermanisë Perëndimore (Federale) me çmim qesharak.

Varoufakis konsideron që Evropa kushtëzon “një privatizim ndëshkues”. Ai thotë që “drejtuesit e zonës Euro kërkuan që disa prona publike greke të transferohen në një fond të tipit Treuhand, një dispozitiv shitjejeme ulje, i ngjashëm me atë të përdorur pas rënies së murit të Berlinit, për të privatizuar shpejt dhe me humbje të madhe financiare dhe me efekte të tmerrshme mbi punësimin, të tëra koorporatat publike të shtetit të kalbur gjermano-lindor…Por atëherë aksioni origjinal Treuhand i bashkëngjitej disa investimeve të rëndësishme në infrastrukturë dhe kishte përfitime në shkallë të gjerë për popullsinë gjermano-lindore, ndërkohë që qytetarët grekë nuk do të marrin asgjë të ngjashme”.

Schauble kërkonte që fondi i privatizimeve të bazohej në Luksemburg dhe që aktivet e privatizuara të shiteshin në tre vite! Sigurisht, Tsipras arriti të shpërndante shitjen në 30 vite dhe që fondi të bazohet në Greqi. Por kjo s’ndryshon themelin e çështjes: shitja do të realizohet nën tutelën e vetë Trojëes.

Siç e thotë dhe Varoufakis “ fatkeqësisht, Treuhand-i grek është një shpifësirë, që do të peshojë si një njollë mbi ndërgjegjen e Evropës. Akoma më keq, është një shans i humbur. Plani është politikisht i helmuar, sepse fondi, megjithëse i bazuar në Greqi, do të menaxhohet nga Trojka. Është gjithashtu i dëmshëm në planin financiar, sepse përfitimet do të përdoren për të paguar një borxh të pakthyeshëm, ashtu si dhe vetë FMN më në fund e “cilësoi”. Për Varoufakis, “ bëhet fjalë gjithashtu për një dështim ekonomik, sepse humbet një rast i mrekullueshëm për të financuar disa investime që do të kishin ndihmuar përballjen me impaktin negativ të konsolidimit buxhetor ndëshkues qeëu imponua nga samiti i 12 korrikut”.

Marrë nga faqja në Facebook e JLM.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.