Athina reagon për ngjarjet në Kishën e Dhërmiut

Postuar në 22 Gusht, 2015 01:41

I pyetur për ngjarjet në Kishën e Shën Thanasit në Dhërmi, përfaqësuesi i Ministrisë së Jashtme greke, Konstandinos Kutras tha se Greqia është në pritje të shpjegimeve nga qeveria shqiptare lidhur me këtë incident.
«Ngjarjet në Kishën e Hirshme të Shën Thanasit në Drimades të Himarës përbëjnë një shqetësim shumë të madh. Largimi i dhunshëm dhe pengimi i besimtarëve për të hyrë në vendin e besimit të tyre, heqja e ikonave dhe objekteve të shenjta nga kisha si dhe shkatërrimi që u bë me ndërhyrjen e bashkisë së Himarës janë veprime të dënueshme dhe të papranueshme, pavarësisht pretendimeve për ligjshmërinë e ndërhyrjes dhe nuk janë shenja të një vendi që aspiron të bëhet pjesë e familjes Europiane. Respektimi i Lirive Fetare, mbrojtja e vendeve të kultit dhe mospengimi i ushtrimit të besimit janë karatkteristika të një shteti të së drejtës dhe parimeve europiane. Presim shpjegime dhe marrjen e masave nga ana e qeverisë shqiptare. Ambasada e Greqisë në Tiranë dhe autoritetet tona konsullore kanë marrë udhëzime të ndjekin dhe të kujdesen për këtë çështje"-tha në deklaratën për mediat zyrtari i qeverisë greke.

http://www.mfa.gr/epikairotita/diloseis-omilies/apantese-ekprosopou-upek...

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.