Thirrje për revolucion demokratik! Cila është axhenda e opozitës?

Postuar në 20 Gusht, 2015 20:19

Ish-kryeministri Sali Berisha ka përsëritur sot tezën e një revolucioni demokratik për të përmbysur qeverinë, që ai e cilëson si mashtruese. Berisha është njeriu kryesor i opozitës sot, ndonëse formalisht është Lulzim Basha ai që është kryetar. Lënda e parë e reagimit të sotshëm është projekti për konfiskim banese, siç thotë ai, por që i referohet lajmit të bërë publik se kush nuk paguan pas marrjes së kuponit të legalizimit, humbet pronësinë. “Edi Rama ka gati ligjin e konfiskimit te banesave. Ne kembe kunder mashtruesit dhe poshtruesit me te madh ne Europen e sotme! Te dashur miq, rreth tre muaj me pare denoncova ne parlament ligjin qe po pregatitej me fshehtesi te plote, me te cilin Edi Rama qe premtoi legalizimet falas, do te konfiskoje banesat dhe lokalet e te gjithe atyre qe nuk paguajne detyrimet, parate per legalizimin e tyre brenda 6 muajve nga dita e dorezimit te lejes se legalizimit. Keshtu, megamashtruesi qe gjate fushates elektorale premtoi ne cdo takim elektoral, legalizimin falas te objekteve dhe banesave te palegalizuara dhe qe u zotua me ze dhe figuree se edhe Enveri te ngrihet nga nga varri nuk do te prishe dot shtepite tuaja te ndertuara pa leje, tani, pasi ka caktuar nje çmim te kripur se paku dy here me i larte se sa çmimi i meparshem dhe ka ulur nga 70 ne 50% pagesen me letrat me vlere, ka pregatitur ligjin, te cilin e kemi denoncuar ne parlament tre muaj me pare, per te konfiskuar banesat, lokalet dhe objektet e tjera te gjithe atyre qe nuk shlyejne detyrimin brenda 6 muajve. Ky eshte nje akt i pashembullt, nje terror psikologjik i papare, nje mashtrim skandaloz qe duhet ndalur me cdo kusht nepermjet revolucionit demokratik, shpetimtar per qytetaret shqiptare”, shkruan Berisha. Revolucion demokratik do të thotë rrëzim me protesta i qeverisë. Dhe opozita ka premtuar protesta. A do të kenë sukses? Kjo mbetet për t’u parë, por fakt është se formalisht opozita po i përmbahet kritikave dhe argumenteve me karakter ekonomik dhe social.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.