"Qeveria shqiptare të kthejë shpresën te njerëzit"

Postuar në 21 Gusht, 2015 17:08

“Për të ndalur fenomenin e azilkërkuesve, Qeveria shqiptare duhet të rikthejë shpresën”. Është ky apeli që ambasadori gjerman, Helmut Hoffman, i drejton ekzekutivit shqiptar.  Duke folur për “Abc News”, diplomati gjerman kritikoi politikën shqiptare duke thënë se është marrë pak me fenomenin shqetësues të azilkërkuesve. Sipas tij, Qeveria duhet të sqarojë njerëzit dhe të rikthejë shpresën, ndërsa paralajmëroi se vazhdimi i këtij fenomeni do të krijonte një efekt psikologjik negativ te gjermanët, me ndikim në procesin e integrimit të Shqipëri. Hoffman nuk e fsheh habinë me të cilën ka konstatuar sa pak është marrë politika shqiptare me këtë fenomen. “Procesi i integrimit europian të Shqipërisë do të ishte i pari që do të ndjente pasojat”, thotë Hoffman. Ai përsëriti se nuk ka asnjë shans për azilkërkuesit shqiptarë në Gjermani. Ndërkohë bëri të ditur se ekziston një listë me 80 profesione, për të cilat vendi i tij është i interesuar, ku dhe shqiptarët mund të kërkojë punë legalisht. Gjithsesi, sipas ambasadorit, shqiptarët kanë për detyrë të qëndrojnë në Shqipëri, për të ndërtuar vendin e tyre. Ai theksoi se “ndihma e Europës dhe Gjermanisë, nuk do të mungojë”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.