Ndryshon sistemi i llogaritjes së siguracionit të makinave

Postuar në 20 Gusht, 2015 20:05

Sigurimi i makinave do të llogaritet ndryshe që nga data 3 mars 2015. Ndryshimet ligjore parashikojnë nisjen e zbatimit të sistemit “Bonus-Malus” që kanë si premisë historikun e shoferit, ose numrin e aksidenteve. Ligji aktual parashikon sigurim fiks, i cili ndryshon vetëm në bazë të cilindratës. Me sistemin e ri parashikohet ndarja në 18 kategori të ndryshme me një koficient korrespondues. Sa më i lartë numri i aksidenteve aq më i lartë koeficienti, që çon mandej në shtim të vlerës së sigurimit të makinës. Sipas gazetës “Panorama” që zbardh draftin, klasa hyrëse është ajo 13, nga klasa 1 – 12 koeficienti domtë vijë me zvogëlim, kurse nga 13 – 18 me rritje. Nëse shkakton një dëm rritet numri i klasës me 2 shkallë, për dy dëme brenda një viti kontratë, klasa do të rritet me 5 shkallë. Kategoria 18 e ka koeficientin 2, kurse klasa 1 e ka 0.5. Që do të thotë që nëse sigurimi sot është 16 mijë lekë dhe pa asnjë aksident, ai që nga 3 marsi kategorizohet në klasën 13 dhe paguan 16 mijë x 1= 16 mijë lekë. Me një aksident, klasa shkon në 15 me koeficient 1.3. Që do të thotë se do të paguajë 16 mijë x 1.3 = 20 800 lekë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.