Ministrinë e Arsimit "e zë vapa". Anullon urdhërat që nxjerr vetë për tekstet

Postuar në 21 Gusht, 2015 15:10

Ministria e Arsimit po luan me urdhërat dhe kundërurdhrat që nxjerr. Më e fundit ka të bëjë me tekstin e anglishtes së klasës së 6-të. Sipas “News 24” që e dononcoi i pari këtë rast, pak ditë më parë ishte pezulluar procesi i përzgjdhjes së librit të Anglishtes për klasën e 6-­të. Mësuesit megjithëse të ndërgjegjshëm se përzgjodhën në masë një Anglishte që ripërsëriste njohuritë e nxënësve dhe nuk rrit nivelin e tyre, e dhanë verdiktin. ndërkohë Ministria e Arsimit nuk e ka lejuar këtë përzgjedhje. Një email mbërriti në drejtoritë e shkollave 9­-vjeçare në Tiranë më 10 gusht, e cila kërkoi anullimin e përzgjedhjes vetëm për tekstin e Anglishtes së klasës së 6-­të. Sipas emailit të nisur nga Drejtoria Arsimore Rajonale, Tiranë, kërkohej që ky proces të pezullohej deri në një urdhër të dytë. Por urdhri i dytë thjesht sa shfuqizoi atë të parin. Sipas “News 24” për arsyet e pezullimit të këtij konkurrimi dhe për zhbllokimin e tij, në Ministrinë e Arsimit askush nuk prononcohet pasi pushimet e gjata që kanë zgjedhur, nuk mund të prishen për këtë shkelje pasi ajo është bërë sigurisht me miratimin e tyre.

Më konkretisht “Spark 1″ me autorë Virginia Evans dhe Jenny Dooley që është aprovuar për klasat e gjashta në të gjithë vendin ishte praktikisht i njëjtë me tekstin “Acces 1″ që fëmijët përdorën vitin e shkuar, në klasën e pestë. Kjo anglishte u bë shkak që Drejtoria Arsimore e Tiranës të pezullonte konkurimin. Sot ka ndodhur e kundërta. Në këtë mënyrë 30 nga 55 shkollat 9-­vjeçare të kryeqytetit kanë vendosur t’u mësojnë anglisht nxënësve të klasës së 6-të të njëjtat njohuri që u mësuan në klasën e 5-të. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.