Maqedonia shndërrohet në zonë kalimi të mijëra refugatëve, shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Postuar në 21 Gusht, 2015 07:49

Maqedonia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në kufijtë e saj jugorë dhe veriorë për shkak të shtimit të numrit të emigrantëve dhe refugjatëve. Maqedonia është shndërruar në një zonë kalimtare të mijëra refugatëve, kryesisht sirianë, të cilët nga Idomeni në Greqi kalojnë në këmbë kufirin për të ardhur në Gjevgjeli, ku hipin në trena dhe vazhdojnë rrugën nëpër Serbi drejt Hungarisë. Autoritetet maqedonase thonë se rreth 39 mijë refugjatë, kryesisht sirianë, janë regjistruar muajin e fundit, që paraqet dyfishin e numrit të një muaji më parë.

Agjencia shtetërore e lajmeve njoftoi se masat do të përfshijnë aktivizimin e ushtrisë në përballjen me krizën në rritje. Sipas kësaj agjencie, zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Ivo Kotevski tha se zyrtarët presin që përfshirja e ushtrisë të rrisë sigurinë e qytetarëve në këto dy rajone dhe të lejojë një qasje më gjithëpërfshirëse ndaj njerëzve që duan të aplikojnë për azil. Kotevski i tha agjencisë së lajmeve “Reuters” se pikëkalimet kufitare nuk janë mbyllur. Megjithatë, autoritetet mund të kenë marrë masa për të bllokuar rrugët e paligjshme që përdorin emigrantët dhe refugjatëve për kalimin e kufirit. Mbi njëmijë refugjatë presin në Greqi, në pikën kufitare Idomeni për të hyrë në Gjevgjeli, që më pas të vazhdojnë rrugën drejt Serbisë, për të arritur në shtetet e Bashkimit Evropian. Qeveria e Maqedonisë dërgoi trupa shtesë pranë pikëkalimit kufitar në Gjevgjeli për të penguar kalimet ilegale. Zëdhënësi Kotevski u tha mjeteve të informimit se vendimi i qeverisë ka për qëllim të pengojë çfarëdo problemesh serioze që mund të paraqiten ndaj popullatës së zonës por dhe të sigurojë një trajtim të përshtatshëm për personat, emigrantë ilegalë të cilët kërkojnë strehim.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.