Incidenti i kishës në Dhërmi, shfaqet Artan Shkreli dhe flet për Omonia-n

Postuar në 21 Gusht, 2015 09:47

Dje në mbrëmje u bë publike bastisja e një kishe në Dhërmi. Çështja iu përcoll opinionit nga Kisha Ortodokse e cila denoncoi rastin duke nënvizuar se në heqjen e ikonave dhe prishjen e saj kanë dorë njerëz të pushtetut vendor dhe të policisë. Në njoftimin e vet Kisha i referohet edhe ligjit. Pra askush nuk ka folur dje për përfshirje direkte të qeverisë, por këtë e ka bërë fakt këshilltari i kudondodhur i Edi Ramës, Artan Shkreli. Kudo ku ka ndërtime të vjetra, objekte për restaurim, apo për ndërhyrje, aty shfaqet eksperti Artan Shkreli. Dhe sipas këtij këshilltari, ajo që thotë Kisha është sa për të mbuluar një lojë të Omonias. “Duan të mohojnë historinë tonë. Aty është varrosur Nilo Catalano, misionari që mendohet se ka dhënë mësime shqip. Ndërhyrja bëhet nga Omonia”, citohet Shkreli. Nuk dihet ku i bazon këto deklarata këshilltari, por nëse bëhet fjalë për monumente kulture, në Tiranë ka të tillë që prishen dhe ndërhyhet dhe askush nuk reagon. Në një reagim për gazetën “Mapo” ka folur edhe kryetari i Bashkisë, Jorgo Goro. “Nuk ka kishë aty, ka një godinë historike. S’ka ndodhur asgjë shqetësuese. Godina është ndërtuar mbi një kishë të vjetër, që do të rikonstruktohet dhe kthehet siç ishte”, tha ai. Ky është rasti i dytë që qeveria përplaset me kishën për një objekt, pas atij të Përmetit. Meqë jemi te kjo çështje dhe te delli patriotik me të cilin e ka kapur gushti këshilltarin e Edi Ramës, edhe sikur të jetë kështu, do të duhet të kujtojmë se pak ditë më parë, miku i ngushtë e Shkrelit, Artan Lame i AlUIZNI-të, shpërndau tapi legalizimi në Shkodër për Kishën Katolike dhe Komunitetin Mysliman.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.