Funksionarët e lartë shqiptarë në Maqedoni, dyshime për përfshirje në afera dhe skandale seksuale

Postuar në 21 Gusht, 2015 11:35

Funksionarë shqiptarë në poste të larta shtetërore në Maqedoni janë të përfshirë në skandale të ndryshme. Agjensia e lajmeve INA thotë se bëhet fjalë për ministra të përbërjes së kaluar, zëvendësministra, drejtorë dhe funksionarë të tjerë të cilët janë të përfshirë në afera korruptive, skandale seksuale dhe dukuri të tjera. Sipas INA-s për një pjesë të tyre ekzistojnë edhe dëshmi dhe materiale. Opozita maqedonase gjatë prezantimit të aferës së përgjimeve ka konfirmuar se në pakon e përgjimeve janë edhe biseda dhe dëshmi që shfaqin këto dukuri, por ato nuk janë dëgjuar dhe nuk publikohen për shkaqe të diskrecionit. Por gjitha këto materiale supozohet se janë edhe në duar të tjera që mund të keqpërdoren. Kohëve të fundit në rrjetet sociale dhe në adresën e disa mediave u shpërndanë fotografi të një zyrtari të lartë të BDI-së, që mban detyrë të lartë shtetërore, i cili është i përfshirë në skandal seksual në një hotel apo vend të panjohur. Fotografi nudo dhe materiale të tjera dyshohet të jenë diskredituese për shumë funksionarë shqiptarë. Një pjesë e tyre dyshohet të jenë bërë nëpër studio masazhi apo lokalitete diskrete, që kanë shfrytëzuar kamera speciale. Gjithë këto raste janë shfrytëzuar për shantazhe dhe mbajtjen peng të shumë funksionarëve shqiptarë. Një veprim i tillë ka ndodhur edhe gjatë pushtetit të PPD-së, ku përfaqësues të kësaj partie rrëfejnë për INA se shumë funksionarë ishin viktima të këtyre skandaleve, që më pas janë mbajtur peng nga ana e pushteteve. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.