Edhe Bashkia e Tiranës paralajmëron “aksion” për mbledhjen e taksave vendore

Postuar në 21 Gusht, 2015 09:23

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, thotë në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” se borxhi prej 30 milionë $ që ka bashkia ndaj kompanive të ndryshme, mund të rikuperohet përmes një performace të mirë në mbledhjen e taksave. I pyetur nëse bashkia mendon për rritje taksash, Mazniku shprehet për “jo” dhe sqaron se mbledhja e taksave aktuale është problemi. Sipas tij, mbledhja e taksës së parkimit është në nivelet 2-3%, kurse taksa e pasurisë në 0.5%. Më tej Mazniku thotë se Bashkia shpreson të realizojë në 300 ditë edhe pajisjen me hipoteka të pallateve që nuk kanë një të tillë. Një grup pune po merret me këtë çështje dhe ai do të kërkojë ndërhyrje ligjore kur të jetë e nevojshme, ose vendime të Këshillit Bashkiak, kur akte të tilla mjaftojnë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.