Të ardhurat nga taksat: Rama vs. Berisha

Postuar në 20 Gusht, 2015 18:20

Meqë këto ditë është në qendër të debatit publik mbledhja e taksave nga Qeveria Rama, vlen të bëhet një krahasim i vitit 2012 (viti i fundit i plotë i Qeverisë Berisha) me vitin 2014  (viti i parë i plotë i Qeverisë Rama).

Krahasimi këtu bëhet për taksat më kryesore, si taksat e sigurimeve shoqërore/shëndetsore, tatimi mbi të ardhurat personale, akcizat, TVSH-ja, tatimi mbi fitimin dhe taksat nacionale. Që shifrat të jenë të krahasueshme, të ardhurat nga këto taksa jepen si përqindje ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto.

A- Arkëtimet në buxhet nga taksat e sipërpërmendura si përqindje e PBB-së:

21.2% Qeveria Berisha në 2012-ën vs. 22.6% Qeveria Rama në 2014-ën

B-Arkëtimet në buxhet nga TVSH-ja si përqindje e PBB-së:

8.7% Qeveria Berisha në 2012-ën vs. 8.8% Qeveria Rama në 2014-ën

C- Arkëtimet në buxhet nga taksa e sigurimeve shoqërore/shëndetsore si përqindje e PBB-së:

4.2% Qeveria Berisha në 2012-ën vs. 5% Qeveria Rama në 2014-ën

D-Arkëtimet në buxhet nga akcizat si përqindje e PBB-së:

2.7% Qeveria Berisha në 2012-ën vs. 2.9% Qeveria Rama në 2014-ën

E-Arkëtimet në buxhet nga taksat nacionale si përqindje e PBB-së:

2.2% Qeveria Berisha në 2012-ën vs. 2.3% Qeveria Rama në 2014-ën

F-Arkëtimet në buxhet nga tatimi mbi fitimin si përqindje e PBB-së:

1.3% Qeveria Berisha në 2012-ën vs. 1.5% Qeveria Rama në 2014-ën

G-Arkëtimet në buxhet nga tatimi mbi të ardhurat personale si përqindje e PBB-së:

2.1% Qeveria Berisha në 2012-ën vs. 2.1% Qeveria Rama në 2014-ën

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by anonim (not verified) on

Sa i papare je mo Zaloshnje, po sa mire i beke llogarite mo. O Zaloshnje po ne kohen e Berishes taksat ishin me te uleta mo staticien pra nga 10 perqind qe ishte ne ate kohe Rama i ngriti ne 15 perqind plus rritje pati edhe tek taksat e tjera qe nga akcizat, taksat nga karburanti etj etj pra o Zaloshnje mos kerko te na mbushesh mendjen se ne qeverine Rama jane arketuar me shume te ardhura dhe ne kohen e Berishes me pak

Submitted by Genti (not verified) on

Pershendetje Z. Zaloshnja

Nuk ve aspak ne dyshim shifrat tuaja. Por kam pershtypjen se ndoshta keni "harruar" dicka:

Sa eshte efekti i rritjes se cmimeve dhe taksave perkundrejt perqindjeve qe ju thoni?

Sa per ilustrim: Nese nafta ne 2012 ishte 160-170 lek sot eshte 180-190 lek. Per rrjedhoje TVSH me e larte, per rrjedhoje % me e larte.
Rritja e akcizes, tatimit mbi te ardhurat personale, tatimet mbi dividentin, jane te gjitha shkaqe per ato ndryshime ne % qe gjasme tregojne per permiresimin e performances tatimore. Pastaj si ka mundesi qe ministri i ekonomise thote se 50% e biznesit eshte informal dhe 30% i paregjistruar asfare dhe ju arrini ne perfundimin se qenka me mire ne shifra kjo administrate e sotmja?? Si ka mundesi qe kemi nje mosrealizim prej 130 mln euro vetem kete vit, kur ne 2014 paskemi qene yll?? cfare ndodhi kete vit qe u prish balanca, apo duheshin lek per zgjedhje te lira dhe te ndershme??

Nuk jam dakord me komentues tuaj qe thone jo viti i pare jo i fundit. Mandati qeveritar merret per te qeverisur 4 vjet dhe jo vetem vitin e pare e te dyte.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.