Shënim: Shifrat zyrtare të turizmit dhe një llogari e vogël

Postuar në 20 Gusht, 2015 20:20

Ministri (edhe i) Turizmit Arben Ahmetaj deklaroi se fundi se frekuentimi turistik këtë vit pritet të kapë shifrën e 3.5 milionë vizitorëve. Një numër jo i madh krahasuar me vendet e rajonit, por më shumë se vitet e tjera për Shqipërinë. Loja me deklarime shifrash çdo sezon turistik është e vjetër në Shqipëri, dhe është luajtur rëndom nga ministrat e linjës. Por në rastin konkret, Ahmetaj është dhe ministër i Zhvillimit Ekonomik dhe veç kësaj, prononcohet edhe për çështje që i takojnë kolegut të Financave, siç janë kasat fiskale, evazioni etj. Ai pohoi se rreth 50% e bizneseve, në mos më shumë nuk e përdorin fare kasën. Në rastin e shërbimeve turistike, sidomos të dhomave të hoteleve dhe restoranteve, shumë pak turistë kanë marrë sivjet një faturë tatimore në dorë, kur kanë paguar për shërbimin. Atëherë sa para taksash nga industria turistike pret të marrë qeveria sivjet? Me një llogari shumë sempliste, nëse secili nga “turistët” do shpenzonte një shifër minimale prej 30 eurosh në ditë (strehim, ushqim, argëtim), taksa e shtetit do ishte 20% ose 6 euro. Pra në një ditë, nga këta vizitorë shteti do vilte rreth 21 mln euro. Shumëzimin për ditë qëndrimi po e lëmë evaziv.

Sa ka vjelë, ose shpreson të vjelë taksa shteti nga këto të ardhura? Apo e ka më të lehtë të gjëmojë këmba këmbës kafenetë e lagjeve?

a.j 

Comments

Submitted by KUKI (not verified) on

Me julinda Dhamen do beje d turizem ky? Me ordinere qe e kane mendjen ku te fusin ndonje lek ne xhep. Shkon Ahmetaj e inaguron bibloteka ne plazhe. Ketu edhe nga jashte turiste cope cope vijne nga ata me ruleta qe vijne per te thyer rekorde mos harxhimi. Plus llogarisin dhe refugjatet. Po ku i ka aq shtreter plazhet ne shqiperi qe te mbajne 3.5mil.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.