Samiti i Vjenës: Rama, Thaçi e Vuçiç do të luajnë futboll me ekipin “BE e ardhshme”

Postuar në 20 Gusht, 2015 10:05

​Një tjetër lajm spektakli. Në samitin e ardhshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet me 27 gusht në Vjenë, si vazhdimësi e procesit të Berlinit të iniciuar nga Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, do të ketë një ngjarje të pazakontë, transmeton Klan Kosova sipas një raporti të agjensisë “Tanjug”. Një ndeshje miqësore futbolli do të luhet në mes liderëve të Ballkanit Perëndimor, në mes dy ekipeve “BE e ardhshme” dhe “BE”. Në ekipin “BE e ardhshme”, do të luajnë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Ministri i Jashtëm i Kosovës Hashim Thaçi, i pari i Qeverisë së Serbisë Aleksandar Vuçiç, ministri i jashtëm malazez, Igor Lukshiq, homologu i tij maqedonas Nikola Popovski, ministri i jashtëm boshnjak Crnadak, Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, Ministri i Ekonomisë nga Shqipëria, Arben Ahmetaj dhe sekretari i procesit të bashkëpunimit rajonal, Goran Svilanoviç. Isa Mustafa, si Kryeministër i Kosovës, nuk do të jetë përkrah homologëve të tij nga Shqipëria e Serbia. Ndeshjen do ta gjykojë Komisioneri Europian Johanes Hahn, ndërsa në ekipin e BE-së, do të jetë pjesëmarrës kryeministri i Sllovenisë, Miro Cerar dhe Ministri i jashtëm austriak Sebastian Kurz.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.