Problemet e Vlorës, Dritan Leli akuza ndaj Gjikës për kaosin urbanistik

Postuar në 20 Gusht, 2015 09:41

Pak javë pasi ka marrë detyrën, kryebashkiaku i ri i Vlorës theksoi se ka trashëguar një qytet me probleme të shumta në infrastrukturë dhe kanalizime tejet të dëmtuara. Dritan Leli zhvilloi një takim për marrjen e masave në rast përmbytjesh, ngjarja më e fundit javën që shkoi, kur qyteti u mbulua nga uji, si në stinën e dimrit. Kryebashkiaku akuzoi paraardhësin, për dhënien pa kriter të lejeve të ndërtimit, konkretisht mbi rrjetin e kanalit ujëmbledhës. “Kreu i bashkisë dhe administrata e saj e kanë lënë Vlorën në mëshirën e fatit; janë zënë sipërfaqe të tëra lulishtesh, janë ngritur pallate shumëkatëshe sa hap e mbyll sytë, ku shumë prej tyre janë ndërtuar mbi kanalizime të ujërave të bardha dhe të zeza, jashtë çdo rregulli urbanistik. Pasojat e kësaj katrahure po i vuajnë sot qytetarët e Vlorës”, u shpreh në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak, Dritan Leli. Sipas tij, duhet të nisë puna sa më shpejt për ta nxjerrë Vlorën nga situata e vështirë ku është futur.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.