Në një rang me Edit Durham, Valentinin dhe Fultz

Postuar në 20 Gusht, 2015 09:20

Ndriçim Kulla, botues dhe ndihmës i Presidentit të Republikës, shkruan sot në gazetën “Mapo” për ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu. Kulla është shfaqet i entuziazmuar nga fakti se Lu e mësoi gjuhën shqipe, përpara se të vinte në Shqipëri, se ai di të flasë në mënyrë diplomatike, por edhe të drejtpërdrejtë dhe të thjeshtë. Pra z. Lu, di të komunikojë me qytetarët, duke përcjellë mesazhe të qarta, e që nuk mund të interpretohen nga politika. “Në fjalimin që mbajti në korrik me rastin e përvjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së SHBA, Ambasadori Lu tha: “Amerikanët janë më shumë se sa thjesht çizmet e kaubojsave dhe filmat e Hollivudit. Ne jemi një komb i themeluar mbi idenë e thjeshtë se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë.”Këtë e dëgjuan mirë edhe ata shqiptarë që nuk flasin anglisht”, shton Kulla. Si botues i kolanës “Mendimi Shqiptar”, ai vlerëson shumë edhe faktin se “Lu...lexon libra të mirë në shqip, libra të mendimit shqiptar”. E teksa këtë paragraf e mbyll këtu, pasi e quan “experience të thjesht personale me Ambasadorin”, botuesi del me këtë përfundim: “Mua personalisht më duket se ambasadori Lu është më tepër se diplomat në Shqipëri. Ai është duke hyrë, në mënyrën e vet, në atë plejadë të të huajve që erdhën në Shqipëri, mësuan gjuhën e vendit, u bënë njohës të thellë të tij, ku bëjnë pjesë Edith Durham, At Giuseppe (Zef) Valentini, Harry Fultz etj, etj.”.
http://www.mapo.al/2015/08/gjuha-shqipe-expedient-i-forte-diplomatik-i-a...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.