Intuita e kryeministrit nuk gabon. Kërbaçi funksionon në Shqipëri

Postuar në 20 Gusht, 2015 11:25

“Ora 8.30 e mbrëmjes. Pas një blerjeje prej vetëm 150 lekë, në një nga “dyqanet e lagjes në Komunën e Parisit, shitësja nxiton te kasa për të shtypur faturën tatimore, të cilën ta jep me një frymë. Një veprim ky, që nuk e kishte bërë ndonjëherë, ashtu si pjesa më e madhe e dyqaneve të lagjeve, madje dhe e supermarketeve “të fshehura” në shumë zona të Tiranës, që ndonjëherë të japin edhe fatura të shkruara me shkrim dore, sa për të qenë “transparent” me çmimet me klientin. E pyetur se pse po jep faturë, shitësja nuk e mohoi që është e “trembur” nga deklaratat e fundit dhe nuk ia mbante të mos e jepte, teksa nxitoi të justifikohej se dhe më parë, gjithsesi ata i deklaronin të gjitha, edhe pse nuk jepnin fatura”. Kështu shkruan në një vëjhgim të vetin revista “Monitor” që ndonëse sjell një rast, pasqyron një realitet. Biznesimi vogël ka nisur të ushtrohet në tastierën e kasave fiskale. Arsye: Frika. Njësoj si me aksionin e energjisë. Se ku shkojnë taksat, nëse konvertohen ato në shërbime, se pse nuk u mblodhën 150 milionë $ të ardhura, se përse politika deklaron pasuri qesharake dhe bën jetë luksi, këto janë pyetje për të cilat shqiptarët mendojnë se duhet të shqetësohen ambasadorët në Tiranë. Mund të thuhet se lufta ndaj informalitetit po fitohet. Lajm i mirë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.