Aksion kundër evazionit? Kush mban përgjegjësi për 160 mln $ që mungojnë?

Postuar në 20 Gusht, 2015 15:16

Opozita e kundërshton aksionin e paralajmëruar të qeverisë kundër evazionit dhe informalitetit, pasi sipas saj, përmes tij, po tentohet të mbulohet vjedhaj në tatime dhe dogana. Kryetari i Partisë Demokratike, në një deklaratë për median pak orë pasi kryeministri mblodhi në një takim drejtorët e tatimeve në lidhje me operacionin kundër informalitetit që do të nisë në shtator, u shpreh: “Rama nuk gjeti asnjë mundësi për të shpalosur përgjegjësinë që është vetëm e tija. Asnjë fajtor për 160 mln dollarë të vjedhur. Kjo është gropa më e madhe financiare e shkaktuar nga kontrabanda e mallrave sidomos nafta e cigare. Nuk flet për këtë krim pasi janë pjesë e oligarkisë financiare politike që ka marrë peng”. Basha tha se Rama refuzon të pranojë se janë taksat e larta dhe korrupsioni që po rrënon jetën e qytetarëve. Sipas tij, kriza ekonomike vetëm thellohet, papunësia shtohet dhe eksodi rritet çdo muaj. “Por Edi Rama bën sikur nuk e kupton. Jo se nuk e kupton por nuk ia ndjen”, tha ai, që shtoi se: "ne kemi një plan".

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.