6 muaj kohë për pagesën e objektit të legalizuar, ose humbet pronësinë

Postuar në 20 Gusht, 2015 07:47

Nisin sanksionet për ata që nuk bëjnë pagesën për ndërtesat e legalizuara. “Gazeta Shqiptare” raporton sot se ligji parashikon që një person që ka tërhequr faturën për parcelën ndërtimore, duhet të bëjë pagesën brenda 6 muajve. Përndryshe do t’i njihet si barrë hipotekore. Sipas kësaj gazete, ALUIZNI po përgatit një listë me emrat e 140 personave që rrezikojnë të humbasin pronësinë mbi shtëpitë. Sanksioni buron nga ligji në fuqi dhe rregullon edhe detyrimet kur objekti është në bashkëpronësi, por edhe ato kur ka pamundësi pagese.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.