Spostohet Shkëlqim Cani. Edhe për financat flet Ahmetaj

Postuar në 19 Gusht, 2015 13:46

“Të mos vjedhim më njëri-tjetrin”. Me këtë mesazh u shfaq sot oara mediave ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Arben Ahmetaj, i cili konfirmoi nisjen e reformave për luftën kundër evazionit dhe informalitetit. Sipas tij “1/3 e bizneseve në vend bëjnë evazion fiskal dhe janë pa licencë”. “Qeveria është e vendosur për të luftuar evazionin fiscal me të njëjtën vendosmëri sikundër luftoi paligjshmërinë në sektorin energjitik. Nëse dikush thotë se pse nuk e nisët këtë aksion që në fillim, mund t’i them që ajo që trashëguam nga Qeveria paraardhëse ishte një situatë në buzë të greminës. Nuk është e vërtetë që aksioni ka të bëjë për goditjen e biznesit të vogël, pasi në qendër të tij do të jenë bizneset e mëdha, do të jenë ata që tregëtojnë cigare, karburante, pikat e shumicës”, theksoi Ahmetaj.
Nisma në fjalë është fushë e Ministrisë së Financave, por mesa duket është parë e arsyeshme që të jetë Ahmetaj ai që e prezanton nismën në fjalë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.