Spiunazh total/Izraeli akuzohet se përdor edhe delfinët apo zogjtë

Postuar në 19 Gusht, 2015 17:50

Shërbimet izraelite gëzojnë reputacion ndërkombëtar se janë shumë efektive. Aq sa duket të kenë nxitur paranojën e disa vendeve fqinje me Izraelin. Së fundmi radio e kontrolluar nga Hamas, bëri të ditur se një komando zhytësish kishte kapur një delfin, në të cilin ishin vendosur pajisje përgjime. Menjëherë akuza shkon për shërbimet izraelite, që janë në qendër të vëmendjes për përdorimin e kafshëve për qëllime spiunazhi. Egjiptianët kanë deklaruar para tre vjetësh se kishin kapur një rosak me pajisje përgjuese, sudanezët më herët kanë kapur një shqiponjë. Turqia po ashtu ka ngritur pretendime për “zogj që janë stërvitur të jenë spiunë të Mossad-it”. Egjipti në vitin 2011 arriti deri te një peshkaqen. Me sa duket nami i shërbimeve izraelite nuk u lejon atyre të kenë ndonjë “mision të pamundur”.

http://sputniknews.com/middleeast/20150819/1025927974/hamas-israel-spy-d...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.