Heshtjes së qeverisë për azilkërkuesit, i mungon vetëm shprehja: "Jashtëqitje e kombit"

Postuar në 19 Gusht, 2015 13:52

Situata e emigrimit aktual të shqiptarëve, ngjan më shumë me atë që ndodhi në vitin 1990 me hapjen e ambasadave. Pasi edhe asokohe problemi mori karakter politik, deri sa shteti vendosi pajisjen me pasaporta ehe lejoi largimin e rreth 5000 qytetarëve. Kujtojmë se asokohe, ish-presidenti Ramiz Alia, do ta konsideronte “sukses” faktin se asnjë prej atyre që hynë në ambasadë, “nuk ishte me shkollë të lartë”. Apo “nuk vinte nga inteligjenca”. Duke e parë eksodin, siç u quajt atëherë, si kundërvënie ndaj pushtetit, regjimi asokohe organizoi edhe një miting në Tiranë, ku stigmatizoi ata që zgjodhën të ikin. Doli asokohe një shprehje, “Iku jashtëqitja e kombit”, që në mënyrë të paqartë, iu atribuua në mënyrë informale Ismail Kadaresë. Shkrimtari e ka hedhur poshtë këtë thënie, duke e cilësuar si shpifje të qëllimtë. Sot, 25 vjet më pas, kemi një qeveri që hesht. Një kryeministër që deri më tani ka deklaruar se “ikja erdhi si keqkuptim i një oferte gjermane”. E megjithatë ikja vazhdon. Sikurse edhe heshtja e një qeverie, që nuk ka dërguar asnjë përfaqësues të takohet me azilkërkuesit, që janë një problem, të cilin nuk po dinë si ta menaxhojnë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.