Bankat greke në Shqipëri, bie aktiviteti, depozitat dhe kreditë

Postuar në 19 Gusht, 2015 07:38

Statistikat e Shoqatës së Bankave hedhin dritë mbi pasojat e forta të krizës së Athinës në sistemin bankar shqiptar dhe sidomos te bankat me kapital grek. “Monitor” bën të ditur se sistemin bankar shqiptar ka pasur ndikim të ndjeshëm nga kriza e borxheve e vendit fqinj, që u intensifikua në tremujorin e dytë, duke rrezikuar deri daljen e Athinës nga euro. Statistikat e detajuara të publikuara nga Shoqata e bankave për tremujorin e dytë 2015 bëjnë të ditur se në fund të qershorit, pesha e aktiveve të bankave me kapital grek ndaj totalit zbriti në 15.3%, nga 16.8% në fund të vitit 2014, duke shënuar rënien më të fortë historike brenda një gjashtëmujori. Të treja bankat me kapital grek (Tirana bank, Alpha bank dhe NBG) kanë shënuar një rënie të aktiveve së bashku me gati 8% në fund të qershorit, në raport me dhjetorin 2014, ndërkohë që aktivet e gjithë sistemit për të njëjtën periudhë u rritën me 1%. Tkurrjen më të fortë e ka shënuar Tirana bank, që pa një rënie të aktiveve me 10%, duke zënë 6.8% të totalit të aktiveve në fund të qershorit. Edhe Alpha Bank dhe NBG shënuan rënie të aktiveve përkatësisht me 5% de 7.4%. “Monitor” shkruan gjithashtu se paniku i krijuar nga një dalje e mundshme e Greqisë nga euro është reflektuar ndjeshëm edhe te depozituesit shqiptarë. Sipas statistikave të Shoqatës së Bankave, bankat me kapital grek kanë vuajtur dhe një tërheqje të fortë të depozitave. Në fund të qershorit, bankat me kapital grek zinin 17.5% të stokut të kredisë, nga 18.6% në dhjetor 2014.

Comments

Submitted by Ukshin Ademi (not verified) on

Vite Me Par Kam Kqyr kete Bilanc me Ket Kartele E ka Qit Bilancin 8.3000000.00USD 2014 Nese Nuk Gaboj Tani A e Qet Me Nuk Di

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.