“Pushtimi i Kostandinopojës", ISIS, thirrje për të marrë Stambollin

Postuar në 19 Gusht, 2015 10:53

Shteti Islamik publikoi një video ku i bën thirrje popullit turk të rebelohet e të ngrihet në luftë kundër regjimit të Presidentit Tajip Erdogan, që ai e quan të pabesë dhe tradhtar. “Zëri i Amerikës” duke i referohet një lajmi të njoftuar nga faqja e shërbimit monitorues SITE,ku  grupi bën thirrje gjithashtu që populli turk të ndihmojë për marrjen e Stambollit. Sipas shërbimit SITE, videoja me titull "Një mesazh për Turqinë" u publikua nga e ashtuquajtura zyrë e mediave shtetërore në Raqqa, që i referohet kryeqytetit të grupit Shteti Islamik në Sirinë veriore. Duke folur në turqisht, një militant i Shtetit Islamik akuzoi Presidentin Erdogan se ia ka shitur vendin të krishterëve dhe partisë ateiste të Punëtorëve të Kurdistanit dhe se ka lejuar që bazat turke të përdoren nga të krishterët dhe nga SHBA thjesht për të ruajtur pozitën e vet.

Thirrja e tij vjen dy muaj pasi Shteti Islamik filloi publikimin e një reviste në turqisht, ku vendin kryesor e zinte një shkrim me titull “Pushtimi i Kostandinopojës", në të cilin bëhej thirrje për një pushtim të ri islamik të qytetit më të madh të Turqisë, Stambollit.

Turqia ra dakord muajin e kaluar për të vënë bazat e saj të rëndësishme strategjike në dispozicion të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, një ndryshim i rëndësishëm politik pas shumë vitesh ngurrimi për të luajtur një rol frontal kundër luftëtarëve islamikë që ushtrojnë trysni në kufijtë e saj. Turqia ka ndërmarrë edhe tre sulme ajrore kundër objektivave të Shtetit Islamik brenda Sirisë dhe ka ndaluar mijëra njerëz në një operacion që kryeministri Ahmet Davutoglu e ka quajtur “përpjekje të sinkronizuar kundër terrorizmit”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.