Për çfarë po aludon Jozefina Topalli?

Postuar në 18 Gusht, 2015 12:10

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, shkruan sot në profilin e vet në “Facebook” për situatën në vend, emigrimin, rënien e të ardhurave etj.. Ajo i drejtohet opozitës me disa pyetje, që lidhen me mosreagimin e duhur, apo me heshtjen për shumëçka po ndodh. “Ikin 150 milion euro nga evazioni fiskal dhe vjedhje pa hesap; Ik FMN... Ikin ne korrik 7000 shqiptare te tjere per azil, Ikin dritat dhe uji ne kulmin e sezonit turistik nga Velipoja ne Sarande Ikin te tortuar emigrantet shqiptare qe per te marre pasaporten e femijeve , zejne rradhet me dite ne kulmin e te nxehtit , ku marrin dhe ndonje grusht...; Ikim lart ne renditjen per cmimin me te shtrenjte te naftes,...fusim ne burg femije 4 vjecare dhe e trajtojme si kafshe...; grabiten si kurre me pare banesat edhe ne qender te qyteteve... Ikin per pushime te gjata dhe "udheheqesit " politik... Dhe asgje nuk ndodh.. Pse? Pyetjen nuk e kam per kliken ne pushtet, Jo! Pyetjes duhet t'i pergjigjet opozita”, shkruan Topalli. “Pse nuk ndodh asgjë”, pyet Topalli, duke akuzuar, por edhe aluduar ndoshta. Kjo edhe sepse jemi mësuar me pazaret e teatrit që vazjdon prej vitesh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.