Kursi online për anglisht? Ish-drejtoresha e Doganave është shkolluar në SHBA

Postuar në 18 Gusht, 2015 02:53

Materiali i publikuar sot nga “Syri.net”, riprodhuar edhe në “ResPublica” ku rezultonte se personel i Doganës shqiptare, mes të cilëve edhe ish-Drejtoresha, Elisa Spiropali, përbën një skandal të dyfishtë. Duke besuar tek autenticiteti i materialit, ende i pahedhur poshtë nga pala e përfolur, tërheq vëmendjen, se përveç akordimit të një fondi shtetëror për kurs anglishteje, i pambështetur në ligj siç thuhet aty, edhe fakti se Spiropali e ka realisht të panevojshme një gjë të tillë. Në profilin e saj në Facebook, ajo shkruan se ka studiuar në “Mount Holyoke College”, Massachusetts, ShBA, ku ka marrë një diplomë për Ekonomiks. Në faqen e Iniciativës Europiane për Stabilitet, shkruhet madje se znj. Spiropali ka vijuar studimet për master në Universitetin e Sussex dhe se ajo ka punuar në New York për një firmë ligjore(http://www.esiweb.org/index.php?lang=en&id=280&portrait_ID=43).. Referuar këtij shkollimi, mund të thuhet padyshim se ish-drejtorsha e Doganave e zotëron shumë mirë anglishten. Çfarë emri t’i vihet atëherë këtij prokurimi që del në dritë së fundmi?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.