Kualifikimi i Shqipërisë, ndeshja me Danimarkën dhe Portugalinë përcaktuese

Postuar në 16 Gusht, 2015 21:12

Gianni de Biasi nuk premton kualifikimin në Kampionatin Europian të Futbollit 2016, por deklaron se shumëçka do të varet nga ndeshja e kombëtares shqiptare me Danimarkën më 4 shtator dhe me Portugaline më 7 shtator në Tiranë. Në një intervistë për “Tuttosport”, përkthyer nga “Panorama Sport”, de Biasi, jep disa mendime edhe për merkaton. Sipas tij “Shkëlzen Gashi dhe Taulant Xhaka, janë të denjë për serinë A”. Dhe për këtë siç thotë vetë italianai, “garanton Gani Abazi”, siç edhe e thërrasin në Shqipëri.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.