Grupi i gjakut ndikon në rrezikun e sëmundjeve dhe në jetëgjatësi

Postuar në 17 Gusht, 2015 16:27

Njerëzit me grup gjaku A, B, apo AB janë më të ekspozuar ndaj sëmundjeve të zemrës dhe kanë prirje për jetëgjatësi më të shkurtër sesa njerëzit me grup gjaku 0. Studimi u krye duke vëzhguar rreth 50 mijë njerëz të moshës së mesme dhe moshës së tretë në verilidnje të Iranit, për shtatë vjet. U konstatua se njerëzit me grupin e gjakut 0, kishin më shumë gjasë që të vdisnin gjatë harkut kohor të studimit për çdo lloj arsye shëndetësore, 9% më shumë sesa ata me grupin e gjakut 0. Raporti i vdekjeve për shkaqe kardiovaskulare ishte 15% më të larta në njerëzit me grup gjaku A, B apo AB sesa ata me grupin 0.
Po kështu raport favorizues kanë këta të fundit edhe në rrezikun e ekspozimit ndaj kancerit në stomak, madje me përqindje shumë të lartë: 55% më pak të ekspozuar. Rezultatet e këtij studimi u publikuan në fillim të këtij viti në revistën “BMC Medicine”.
Të dhëna të tjera e plotësojnë panoramën duke u prirur të krijojnë një lidhje mes grupit të gjakut dhe shëndetit. Njerëzit me grup gjaku A, sipas këtij studimi, u vu re se kanë prirje për nivel më të lartë kolesteroli. Duke patur parasysh perceptimin mbi rezultatet e këtij studimi, dr. Massimo Franchini, shprehet se: “Përkatësia në një grup gjaku jo-0, përbën vetëm një faktor rreziku. Njerëzit që i përkasin grupeve të tjera nuk duhet absolutisht të shqetësohen, pasi në opinionin tim, një...stil i shëndetshëm jete, mbetet faktori kryesor që ndikon shëndetin e një individi”.
http://www.livescience.com/49460-abo-blood-type-mortality.html?cmpid=514...

Comments

Submitted by Fillestari (not verified) on

Artikulli eshte i perkthyer kaq keq sa eshte e pamundur te kuptohet asgje. Qe ne fillim fraza pa kuptim si:
"njerëzit me grupin e gjakut 0, kishin më shumë gjasë që të vdisnin gjatë harkut kohor të studimit për çdo lloj arsye shëndetësore, 9% më shumë sesa ata me grupin e gjakut 0" krijojne konfuzion. Me pas thote se personat me grup A dhe B vdisnin 15% me shume nga shkaqe kardiovaskulare sesa ata me grup 0. Kur ti si lexues mendove se nxorre mesazhin qe grupi 0 jetoka me gjate, artikullit vazhdon: "Po kështu ... kanë këta të fundit (qe jane personat me grup 0) edhe në rrezikun e ekspozimit ndaj kancerit në stomak,...". Dmth nuk qenka fare qe grupi 0 jeten me gjate sic sugjeronte fjalia e fundit. Mund te mendohej se ca grupe gjaku predispozojne per ca shkaqe te tjera vdekjesh (gje qe mund te ndodhe) por fraza "po keshtu" sugjeron se efekti eshte konsitent dhe ka te njetin drejtim si me pare.
Pastaj artikulli shkruesi ka mangesi ne njohjen e gjuhes shqipe. "Rreziku i ekspozimit ndaj kancerit" eshte budallallek. Njeriu nuk ekspozohet ndaj kancerit: mund te ekspozohesh ndaj nje gjeje qe vjen nga jashte trupit. Autori perdor fjalen e huaj "ekspozim" dhe mire do te ishte qe te dinte fjalet sinonime shqipe. Sikur autori te dinte tama njeren gjuhe, ose shqipe ose te huaj, nuk do te dilnin fraza te tilla qe cudisin cdo njeri qe di te shkruaje e te lexoje. Jo mire Respublica, ky nivel i ulet i shkrimit, edhe ne artikuj te parendesishem nuk eshte serioz por simptom i semundjes qe ka prekur tere median shqiptare (qe "eshte ekspozuar" tere media shqiptare?). Une pres qe standartet e Respublica te jene me te larta.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.