Artan Shkëmbi i përgjigjet LSI-­së: Në Pogradec nuk humbëm nga përçarja, por nga kandidatura

Postuar në 17 Gusht, 2015 10:54

Artan Shkëmbi, ish­kryetari i bashkisë së Pogradecit për tre mandate, në analizën e tij në “Panorama” rreth humbjes së kësaj bashkie nga e majta në 21 qershor, bën përgjegjëse kandidaturën dhe organizimin e të majtës. Sipas tij, e majta kishte një kandidaturë të papërshtatshme dhe se organizimi i fushatës nga koalicioni i majtë ishte i dobët dhe plot eufori për fitoren. “Analizën besoj se duhet ta bëjnë ata që drejtuan fushatën dhe strukturat përkatëse, por në gjykimin tim ka dy faktorë të rëndësishëm, të cilët lidhen që të dy me euforinë dhe me konsiderimin e fitores si të arritur pa u zhvilluar ende zgjedhjet: kandidaturë e papërshtatshme dhe organizim i dobët i fushatës së koalicionit të majtë”, shprehet Shkëmbi për gazetën “Panorama”. Sipas tij, çdo arsye tjetër qëmund të nxirret për humbjen e bashkisë nga e majta, nuk do të shërbejë për të bërë analizën e vërtetë të këtij rezultati. “Këtë gjithkush e ka kuptuar në Pogradec dhe shpresoj që të kuptohet edhe nga vetë drejtuesit. Çdo aludim tjetër, në gjykimin tim, fsheh arsyen e vërtetë dhe nuk i shërben një analize të drejtë e realiste”, shprehet Shkëmbi.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.