Ambicia për bullgarizmin e maqedonasve

Postuar në 16 Gusht, 2015 18:42

“Të gjithë maqedonasit, me në krye kryeministrin e tyre, duan të marrin pasaportën bullgare” – kështu mendon drejtori i Muzeut Historik Kombëtar në Sofje të Bullgarisë, Bozhidar Dimitrov. Sipas tij, nëse ligji bullgar do të ndryshojë si dhe do të ketë vullnet politik, atëherë 500 mijë maqedonas do të marrin pasaportë bullgare. “13 shekuj, deri në vitin 1944, në Maqedoni kanë jetuar bullgarët. Dhe një ditë u është thënë se ata nuk janë më bullgarë por maqedonas dhe se ata nuk kanë lidhje me Bullgarinë. U është thënë se ata do të kenë një shtet të vetin, historinë dhe gjuhën e tyre. Dhe kjo është bërë, ndaj ata kanë probleme me identitetin”, citon “Koha Ditore” Dimitrovin. 500 mijë është një shifër shumë e lartë, por ambicia e njerëzve si Dimitrovi në fakt zbulon ide për zgjerim de facto territorial. Mirëpo bashkimi nuk mund të jetë mekanik, pasi dallime mes maqedonasve dhe bullgarëe ka. “Në Maqedoni kanë ekzistuar edhe 90 vite para vitit 1945 patriotë të cilët i kanë pështyrë bullgarët. Kjo vazhdon deri më sot. Mendoj se “Muri i Berlinit” mes bullgarëve dhe maqedonasve ende ekziston. Ne duhet të lirohemi nga këto paragjykime. Por prej pavarësimit të Maqedonisë është shënuar edhe një afrim me Bullgarinë”, thotë ish-kryeministri maqedonas Ljupço Georgievski që vetë ka pasaportë bullgare.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.