Abrahams: Rama si Berisha, autoritar

Postuar në 16 Gusht, 2015 10:14

Në përfundim të librit të tij “Shqipëria Moderne – Tranzicioni nga Diktatura nw Demokraci”, Fred C. Abrahams shkruan për Edi Ramën se gjakon për të mbajtur çdo gjë nën kontrollin e tij të drejtpërdrejtë. Ai punon fort që të krijojë imazhin e një “ballkanasi origjinal”, ndërkohë që, si liderë të tjerë ballkanas, është i varur nga oligarkë që e kanë ndihmuar për të ardhur në pushtet. Duke cituar një kabllogram të ish-ambasadorit amerikan Withers, ai shkruan se si Berisha, edhe Rama, kanë një “tendencë të qartë autoritariane”.

Një lojtar kyç për qeverisjen aktuale, shkruan Abrahams, është biznesmeni në krye të parlamentit, Ilir Meta, i cili është shumë i pasur e me influencë. Shkëputja e tij nga Berisha para dy vjetësh tregoi se mund të hidhet sa nga njëra anë në tjetrën, kur atij i intereson.

Re.pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.