Shënim: Kur deputeten e vënë të zgjedhë mes Ronaldos dhe Mesit, por ajo preferon Maradonën...

Postuar në 15 Gusht, 2015 19:04

Një intervistë në shqiptarja.com e një deputeteje të LSI-së, që gazetarja e cilëson (sipas një konsensusi ku paskan arritur burrat e Kuvendit) si më bukuroshen e parlamentit, nuk do linte asnjë shenjë sikur tema të mos ishte “bukuria në politikë dhe joshja e rrezikshme nga korridoret e pushtetit”. Vajza në fjalë, S.Caka, e lindur në Çorovodë (deputete e LSI-së pra), parlamentare në moshën 26 vjeçare, përpiqet t’i shmanget si të mundet këtij konotacioni, dhe njëfarë mënyre ja del. Por lajmin e vërtetë e përbën pyetja e gazetares se kë do të zgjidhte deputetja Caka mes Jozefina Topallit dhe Arta Dades, si modeli i femrës në politikë. Dhe deputetja përgjigjet: “Të dy zonjat janë për t’u vlerësuar përsa i përket arritjeve në politikë. Ndërsa përsa i përket karakterit dhe personalitetit, zonja Topalli është shembulli i pastër i asaj që nuk dua të jem pas 20 vitesh, pasi në këtë pikë kam preferuar të kem shembuj të tjerë dhe nëse do më duhet të zgjidhja, atëherë do të preferoja të kisha shpirtin luftarak të zonjës Kryemadhi dhe elegancën që karakterizon zonjën Dade, sigurisht duke zhvilluar edhe elementë të profilit vetjak, i cili shpresoj pas 20 vitesh të jetë frymëzim dhe shembull i mirë për t’u ndjekur nga vajzat e tjera të reja, që do duan të bëhen politikane”.

Pra, e detyruan të zgjedhë mes Ronaldos dhe Mesit, por ajo preferon Maradonën... Por nuk është lajm bombastik fakti që një deputete e LSI-së ka si modele Monika Kryemadhin. Kjo pritej. Shqetësimi i vërtetë është se vajza, edhe pas 20 vitesh e mendon veten në politikë...

a.j

 

 

http://shqiptarja.com/Politike/2732/silva-caka-n--lsi-penalizohemi--n-se...

Comments

Submitted by Era (not verified) on

E keni degju ndonjehere te flase kete? Me banale e medioker nuk ka. Flet mbas vasilit nekomision ligjesh e i mban ison. Nuk e di kush e ka votuar me te bukuren kete me kembet si salcice e bythet me te medha se monika. Pastaj e paskan kritikuar gazetaret e forografet se nuk luhet. Nuk kam pare me interviste boshe se kjo e kesaj

Submitted by Pendesa qe do v... (not verified) on

Do ndjehet lenduar e penduar, dikur...
dhe do tju thote femijeve
se eleganca paskej qene tjeter
dhe gatishmeria per beteja jo femerore...
Mos qofte zhgenjim i vone.

Submitted by nje qytetar (not verified) on

Pak rendesi me duket se ka a eshte e bukur apo jo kjo deputetja e intervistuar.
Edhe pyetja qe i eshte drejtuar, duhej te formulohej ndryshe.
Eshte pyetur kjo deputete se cili eshte "modeli" me i pelqyeshem i saj, Jozefina, apo Arta sikur keto femra te ishin modele pasarelash te modes..
Pyetja me e drejte duhet te ishte se cila eshte kauza politike qe te pelqen me shume ne keto dy deputete, eshte kauza demokratike apo kauza socialiste.
Jozefina Topalli hyri ne politike me kauzen politike te denimit te diktatures komuniste, e krijmit te nje demokracie perendimore, ndersa Arta Dade hyri ne politike si vazhdimesi e Partise se punes duke ndruar vetem bojen e fasades e emrin.
Nuk ka ndonje te dhene se femijte qe ka edukuar znj Topalli, te jene ngateruar me boten e krimit, ndersa dihet publikisht se femijte e znj.Dade e te ndonje deputete tjeter socialiste, jane perzjere ne vepra kriminale.
I eshte shmangur vleresimit te ketyre dy zonjave kjo deputete, e ka perzgjedhur te vleresoje si model, Kryemadhin, vetem se eshte Nexhmia e LSI, por pa e thene konkretisht se cilat "vlera" te saj e kane terhequr.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.